Sonte në “Puls” të KTV-së kanë qenë të ftuar krerët e Sindikatës së re të punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani e Nexhat Llumnica.
Ky i pari, ndër të tjera ka treguar se në KEK në këto 17 vjet të pasluftës kanë ndërruar jetë 42 punëtorë.
“Në KEK, prej pasluftës e deri më sot, janë mbytur nga lëndimet në vendin e punë 42 punëtorë. Pra po flas në vendin e punës, si pasojë e goditjes nga rryma, rrëzimet, shpërthimet, etj.”, ka thënë Osmani.
Ai ka treguar gjithashtu se në këto 17 vjet janë lënduar edhe qindra punëtorë të kësaj korporate.
Artikuj të ngjashëm
-
Llumnica ankohet për paga të ulëta në KEK: Ne po prodhojmë rrymë, dikush tjetër po bëhet milioner
-
Llumnica: 35 punëtorë të KEK-ut humbën jetën si pasojë e kushteve të rënda të punës gjatë vitit 2021
-
Sadiku: 34 punëtorë të KEK-ut vdiqën këtë vit, dyshohet nga sëmundje që i morën në vendet e punës
-
Llumnica: Për një vit, 20 punëtorë të KEK-ut vdiqën nga kanceri
-
Llumnica: Në KEK është zvogëluar rreziku i punës, por jo edhe i sëmundjeve