Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, njëherësh nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka vizituar punimet në pastrimin e një deponie ilegale në fshatin Kçiq i Madh.
“Edhe një shembull i bashkëpunimit të institucioneve komunale me komunitetin. Para disa ditësh kemi pranuar ankesë nga disa banorë të Kçiqit se hapësira publike në Zabel është shndërruar në deponi ilegale, e cila kundërmon keq dhe jep një pamje të shëmtuar, aq më parë kur aty pari janë edhe varrezat e fshatit”, thuhet në njoftimin për media nga Vetëvendosje e Mitrovicës.
“Në marrëveshje me ta dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kompaninë publike Uniteti, kjo hapësirë është kthyer sërish në shërbim të gjithë banorëve të Kçiqit e cila mund të përdoret për pushim, rekreacion por edhe pyllëzim. Apelojmë te të gjithë qytetarët që pos shtëpive tona, t’i mbajmë pastër edhe hapësirat publike dhe të angazhohemi për sa më shumë hapësira të gjelbëruara dhe përkujdesje të përbashkët për to. Bashkë është e mundshme”, thuhet në njoftim.
{gallery}
-
Zjarr i madh në Kçiq të Mitrovicës - digjen tri shtëpi, evakuohen banorët
-
Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në Krushë të Madhe
-
Obiliqi në aksion për eliminimin e deponive ilegale
-
Ministria e Mjedisit njofton se Deponia e Mirashit do të mbyllet së shpejti
-
Ministri Aliu paralajmëron mbylljen e deponisë së mbeturinave në Mirash