Po zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale kundër ekstremizmit. Gjatë konferencës, Koordinatori i Qendrës Kundër Ekstremizmit, Agron Sojati ka zbuluar se të paktën 30 femra shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut.
Sojati tha se po punohet prej 6 muajsh për t’i tërhequr shqiptarët nga kampi.
“Kemi 30 gra nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut. Në kampet e Sirisë e Irakut, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar. Për luftëtarët e ISIS nuk kemi një numër të saktë. 6 muaj që po punojmë për t’i tërhequr nga kampet. Nuk kemi një datë për rikthimin e tyre nga kampet. Qeveria po e trajton me seriozitet e përgjegjësi këtë çështje”-u shpreh Agron Sojati/BW.
Artikuj të ngjashëm
-
Në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak janë 73 qytetarë nga Shqipëria
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht
-
Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri
-
12 të vrarë në kampin e kontrolluar nga forcat siriane kurde
-
Qindra sirianë largohen nga kampi Al-Hol që menaxhohet nga kurdët