Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën Millovan Drecun ka thënë se pret aktakuza të mëdha për krime luftë ndaj serbëve ku do të gjendeshin pjesëtarët më përgjegjës të UÇK-së.
Ai në një intervistë për Telegrafin serb ka deklaruar se Gjykata Speciale punon në bazë të raportit të Dick Martyt dhe se pret aktakuza të mëdha ku do të gjendeshin, siç ka thënë ai, “më përgjegjësit nga grupet kriminale drenicase”, transmeton kp.
Si pjesë e këtij grupi ai përmend Hashim Thaçin, Agim Çekun, Sylejman Selimin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin ndërsa ka thënë se këtu është edhe klani Haradinaj, Fatmir Limaj, etj.
Artikuj të ngjashëm
-
Drecun: Vetëm supozime se kush mund të gjykohet në Speciale
-
Krasniqi: Gjykata Speciale po na del diçka tjetër
-
Pretendimet e Martyt se Thaçi dhe Veseli personalisht mbikëqyrën vrasjet
-
Serbia paralajmëron rezolutë kundër Kosovës
-
Serbia me “dëshmi për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së edhe ndaj shqiptarëve”