Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drecun: Vetëm supozime se kush mund të gjykohet në Speciale

Foto: Ilustrim

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë MIlovan Drecun ka deklaruar se nuk dihet se kundër kujt do të ngrihen aktakuza nga Specialja, transmeton Koha.net.

"Regjistri i personave në Grupin e Drenicës zbulon se kush do të mund të gjendej në aktakuzë. Ne e kemi dhënë skemën për t’u verifikuar se kush bart përgjegjësi", ka thënë për tv pink Drecun.

Sipas tij, Haradinaj tashmë është liruar për disa krime e ai nuk mund të gjykohet sërish

"Supozoj se do të gjykohet për Liqenin e Radoniqit, por edhe grupi i Rahovecit me siguri do të gjendet në aktakuzë. Aty do të jetë edhe Sylejman Selimi. Sa u përket emrave do të prisja e duhet parë edhe cilësinë e dëshmive”, ka thënë ai

Ai ka shtuar se pas kthimit të Hashim Thaçit nga SHBA-ja në fillim të tetorit, është evident ndryshimi i qëndrimit të tij ndaj Speciales dhe marrja e pozicionit negativ.

Edhe Polemika për Kosovën në televizionin serb – mysafiri largohet nga emisioni Arbëri Polemika për Kosovën në televizionin serb – mysafiri largohet nga emisioni

Drecun mendon se Thaçit dikush në SHBA i ka thënë se do të gjendet në listën e të akuzuarve.

Avokat Goran Petronijeviq ka thënë se Specialja ka për t’i gjykuar edhe serbët nëse kanë bërë krime.