Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Financave, ka përfunduar sot shpërndarjen e faturave të tatimit në prone, proces ky i cili ka filluar në muajin mars.
Komuna njofton tatimpaguesit të cilët nuk i kanë marrë faturat që të lajmërohen në zyrat e tatimit në pronë, ndërkaq ata që kanë vërejtje, thotë se mund ta bëjnë deri më 30 prill, duke i paraqitur ankesat në zyrat përkatëse.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që t’i përmbushin obligimet e tyre, duke thënë se të gjitha mjetet e grumbulluara të tatimit në pronë do t’u kthehen qytetarëve me investime në infrastrukturë.
Artikuj të ngjashëm
-
Borxhlinjve gjilanas u jepet afat për pagesën e tatimit në pronë
-
MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026
-
Obiliqi ua falë qytetarëve 100 euro të tatimit në pronë
-
Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën
-
Komunat kërkojnë të mos ndryshohen faturat e tatimit në pronë