Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjakovë u përkujtua rënia e dëshmorëve Lleshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi, njofton kumtesa qeveritare.

Më parë Haradinaj bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh tek lapidari kushtuar dëshmorëve Mark, Prend, Kolë, dhe Memë Lleshi.

“Nderi i këtij vendi është edhe më i hershëm. Jemi në vendin, trevën që ka dhënë njerëz të zotë në të gjitha kohërat”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga kjo familje edhe në Luftën e Dytë Botërore kishte të rënë, e në luftën e fundit, ndër familjet e rralla që dha katër dëshmorë, transmeton Koha.net.

Haradinaj, duke theksuar veçantinë e kësaj familje, tha se ata nuk e përqafuan luftën, por e krijuan, e bënë atë.

“Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve, luftë e jona. E kemi për nder sot që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi”, tha ndër të kryeministri Haradinaj