Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve të familjes Lleshi në Gjakovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve të familjes Lleshi të rënë gjatë luftës së fundit çlirimtare në vitet 1998 dhe 1999.

Katër dëshmorë nga kjo familje, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi dhanë jetën në qëndresë kundër okupatorit më 7 gusht 1998, ndërsa pas pak muajsh, në 28 janar 1999, ranë në betejë edhe dy dëshmorë të tjerë nga kjo familje, vëllezërit, Prenë dhe Memë Lleshi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po nga kjo familje patriotike, Dedë Pashk Lleshi dha jetën në vitin 1944 duke luftuar okupatorët serbë.

Gjatë nderimeve për ta, në fshatin Vraniq të Gjakovës, kryeministri Kurti, ka thënë se këta dëshmorë janë krenaria jonë, ndërsa puna jonë ka për të pasur vlerë vetëm nëse arrijmë ta përmbushim sado pak amanetin e tyre.

"Familja Lleshi, familja Jashari, familja Haradinaj, dhjetëra familje të tjera e qindra shqiptarë që sot i nderojmë si dëshmorë, janë shkëmbi ku mbështetet i palëkundshëm projekti jonë, projekti i nisur me Lidhjen e Prizrenit," ka thënë kryeministri Kurti.

Në këtë vizitë për homazhe në fshatin Vraniq të Gjakovës, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe Agon Batusha.