Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përmes një komunikate ka sqaruar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në Fushën e Mihjes së Re në Komunën e Obiliqit dhe pse disa nga objektet e ndërtuara aty konsiderohen të kundërligjshme.
Në vazhdim teksti i plotë i komunikatës së MMPH.
Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” në Komunën e Obiliqit dhe Ligji për Ndërtimin 04-L/110 kanë përcaktuar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në këtë zonë, për të gjitha institucionet relevante, si komuna e Obiliqit, MZHE (KEK-u) dhe MMPH. Kjo nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune.
Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut. Në këtë drejtim edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të papajisura me leje. Kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre si për shpronsimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.
Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.
-
MMPH: Në komunën e Obiliqit u rrënuan shtatë objekte pa leje
-
Ministria e vlerëson të kundërligjshëm vendimin për ndryshimin e hartës zonale në Lipjan
-
MMPH-ja mohon se ka obliguar Komunën e Prishtinës të veprojë në kundërshtim me ligjin për rastin e Badocit
-
Edhe MMPH fajëson Komunën e Fushë Kosovës për dështimin e projektit për mbeturinat
-
Banorët e Hades protestojnë me mjete bujqësore para MMPH-së