Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, përmes një kumtese njofton se sot komunën e Obiliqit, me asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë MMPH ka thënë:
“Në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, MMPH-së, KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere. Të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, poashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit. Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e mihjes së re””.
-
Në fushën e mihjes sipërfaqësore në Obiliq u ngritën objekte pa leje
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Aksion kundër ndërtimeve pa leje në veri të Mitrovicës, në shtatë vende ndalohen punimet
-
Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë
-
Rifillon rrënimi i vilave pa leje në Orllan