Ekipi i Bankës Botërore për forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale dhe të punës në Kosovë dhe të gjetjes së zgjidhjeve për papunësinë e të rinjve, sot ka vizituar Klubin e Prodhueseve në kuadër të misionit të tyre në Kosovë. Gjatë vizitës ata u njoftuan për perceptimet e biznesit në lidhje me nevojat e punësimit, si dhe iniciativën e Klubit të Prodhuesve për themelimin e qendrës së trajnimeve KOCME.
Klubi i Prodhuesve i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore se puna e Klubit përqendrohet në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të prodhimit. Ai së bashku me partnerët është duke punuar në krijimin e një programi të strukturuar për zhvillimin e aftësive të nevojshme të të rinjve për t’u punësuar.
Qëllimi kryesor i KOCME do të jetë ngritja e kuadrove të reja profesionale për nevojat e kompanive në fushën e zhvillimit dhe trajnimit të aftësive të punonjësve, kërkimit dhe dizajnit të produkteve, konkurrencës në prodhim dhe inkuadrimit të praktikave më të mira globale në kuadër të mësim-nxënies.
Qendra e trajnimeve KOCME do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi ku do të promovojë inovacion dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në bërjen e Kosovës vend konkurrues për investime, me fokus në tërheqjen e investitorëve me potencial eksportues.
Aktualisht, sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit, përpunimin e drurit dhe të metalit, si dhe në industrinë e tekstilit dhe atë të mekatronikës.
-
Klubi i Prodhuesve me anë të një rezolute kërkon që ky sektor të shpallet me rëndësi nacionale
-
Klubi i Prodhuesve nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve
-
Reçica: Rritja e punësueshmërisë kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit
-
Memorandum për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë
-
Nënshkruhet marrëveshje për aftësimin profesional