Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Dukagjin nis korrja e afro 9 mijë hektarëve grurë

Pejë, 8 korrik – Gjatë tri javëve të ardhshme në fushat e bukës të komunave të Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit do të zhvillohet fushata e sivjetme e korrje-shirjeve, që kanë nisur pak me më vonesë se zakonisht. Në të katër komunat sipërfaqet e mbjella nuk kanë ndryshuar shumë nga ato që kanë qenë të mbjella me grurë nga viti i kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Në të katër komunat ka të mbjella mbi 8 mijë e 200 hektarë tokë me grurë. Mirëpo, për shkak të kushteve të dobëta klimatike që ishin muajin e kaluar, kjo fushatë ka nisur pak me vonë sesa që ishte planifikuar. Prej katër komunave, më së shumti sipërfaqe të mbjella me grurë janë në Komunën e Klinës.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.