Gjysma e Prishtinës ka mbetur pa ujë të pijes qe gati dy ditë për shkak të një defekti, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Pikërisht sot festohet Dita e Ujit në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, “Rruga B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa”, “Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” dhe rrugët rreth “Mati 1” kanë mbetur pa ujë të pijes nga dita e djeshme.
Në një njoftim në Facebook, KRU “Prishtina” ka thënë se ekipet janë duke u marrë me izolimin e defektit e më pas në rregullimin e tij.
“Përderisa urbanizimi ka shënuar rritje, sidomos në zonat ku ju banoni, edhe mund të haset në probleme të tilla. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe. Një gjë e tillë nuk ka ndodh më përpara. Me shumë përkushtim, ekipet teknike po merren me problemin”, ka shkruar kompania të shtunën pasdite.