Me fjalime, video sensibilizuese e diskutime për nevojat e rinisë kosovare, Organizata World Vision dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë shënuar Ditën e Rinisë në Kosovë.
Në ketë organizim, u diskutua për punësimin, por edhe probleme të tjera të të rinjve.
Ministri i Kulturës dhe Rinisë, ka thënë se papunësia, përdorimi i narkotikëve dhe ekstremizmi mbeten ndër problemet kryesore.
Ai gjithashtu, ka thënë se që nga viti i ardhshëm, ministria do të ketë një fond të veçantë prej 1 milion eurosh, të ndarë vetëm për të mbështetur projektet dhe organizimet për të rinj.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kosovë shënohet Dita e Rinisë
-
Kurti: Të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes
-
Qeveria synon punësimin e 10 mijë të rinjve në sektorin privat më 2023
-
Mbi gjysma e të rinjve të Ballkanit kërkojnë të punësohen jashtë
-
Kurti: Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm