Mbi 60 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brendapërbrenda vendeve të tyre, raporton KTV.
Ndërkaq, në shënimin e Ditës Botërore të Refugjatëve, synohet të kthehet vëmendja te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Në Kosovë, kjo ditë është shënuar me një ekspozitë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke kujtuar eksodin dhe kthimin e shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Gazmend Bajra, i cili gjatë kohës së luftës ishte në Maqedoni, thotë se është shumë e vështirë të harrohet çka ndodhi në vitin 1999.
Kosovarët përjetuan një eksod edhe pas luftës, kur dy vjet më parë me autobusë ia mësynë Hungarisë, në përpjekje për të arritur në shtetet perëndimore. Kreu i AAK-së, i cili po synon ta udhëheqë qeverinë, tha se
duhet punuar shumë, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet jetë më e mirë në vendlindje. Në botë, numërohen rreth 52 milionë njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë zhvendosur diku tjetër në mënyrë të dhunshme.
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
27 vjet liri
-
Afër 2.1 milionë persona me të drejtë vote për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Aktivistë në diasporë e arsyetojnë numrin rekord të aplikimeve me angazhimin e partive
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve