Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova solidarizohet me refugjatët e botës

Në Prishtinë është shënuar Dita Botërore e Refugjatëve. Përveç hapjes së një ekspozite, e cila paraqet fotografi dhe rrëfime të refugjatëve nga Kosova dhe vendet tjera të botës, gjithashtu ka nisur edhe peticioni, i cili bën thirrje për nënshkrimin e një marrëveshjeje globale për refugjatët, raporton KTV .

Mbi një milion njerëz i janë përgjigjur pozitivisht deri më tash peticionit për refugjatët, organizuar nga UNCHR-ja.

Fushata botërore #Me refugjatët, në kuadër të së cilës është organizuar edhe peticioni, ka për qëllim të ndikojë në nënshkrimin e marrëveshjes globale për refugjatët.

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, fushata ka nisur edhe në Prishtinë, ku është bërë thirrje për solidarizim dhe mbështetje për ta.

Learta Kelmendi, nga “Play Internacional”, ka shpalosur përmbajtjen e këtij peticioni.

Ndërkohë, një ekspozitë, e cila paraqet fotografi dhe rrëfime të refugjatëve nga Kosova dhe vendet tjera të botës, është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Edhe “Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi Arbëri 1 muaj më parë “Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi

Sipas UNCHR-së, në botë janë rreth 68 milionë refugjatë.

Fushata “Me refugjatët” do të zgjasë deri në arritjen e një marrëveshjeje globale për refugjatët.