Shkup, 8 mars - Zëvendësministri në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Agim Nuhiu nuk ka të ndalur në punën e tij për të avancuar shqiptarët në këtë ministri, e cila për vite të tëra ka qenë e mbyllur për kuadrot shqiptarë.
Pas një angazhimi maksimal të tij së fundmi pjesëtarëve të policisë iu shtuan edhe mbi 160 policë të rinj shqiptarë.
Por, me rastin e 8 Marsit, Ditën simbolike të Gruas, për herë të parë Ministria e Brendshme ka autorizuar 6 femra shqiptare si zëdhënëse të kësaj ministria, konfirmoi për Zhurnal, zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu.
Ato janë:
1. Merita Shehu – zëdhënëse në nivel të Ministrisë së Brendshme;
Edhe
Policia në Maqedoni - e politizuar
2. Valdete Etemi – zëdhënëse në Sektorin e Shkupit;
3. Mirsade Fejzuli- zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës;
4. Donjeta Veseli – zëdhënëse në Sektorin e Tetovës;
5. Merlina Islami – zëdhënëse në Sektorin e Ohrit;
Edhe
Kuvendi nën kontroll të policisë, tetë të arrestuar për dhunë ndaj deputetëve
6. Shpresa Amedi – zëdhënëse në Sektorin e Manastirit;.
Nga MPB-ja shprehim respekt për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë.