Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në shënim të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është ndriçuar me figurat e grave krijuese që kanë thyer barrierat në fushat ku kanë vepruar dhe të cilat nuk jetojnë më.
Ky veprim është bërë nga Agjencia për Barazi Gjinore me dedikim në kujtim të këtyre grave artise, profesoresha universitare e gazetare që sipas agjencisë, ndërtuan historinë e vendit me fytyrë gruaje.
Në ndërtesë u vendosën fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës ,Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mullës, Teuta Tmavës, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut, Shahindere Bërlajollit.
Artikuj të ngjashëm
-
8 Marsi në Kosovë shënohet me protestë e festë
-
8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas, në Kosovë protestohet e festohet
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të drejta e më të forta
-
Kurti: Gratë po i fuqizojmë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike