Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Busavatë nis ndërtimi i parkut rekreativ, financohet nga MMPH-ja

Në Busavatë të Kamenicës, Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja dhe i cili kap vlerën prej rreth 70 mijë euro.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa, Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.

“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shetitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”, tha Matoshi.

{gallery}