Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 243 vjetorin e Pavarësisë, në Prishtinë përurohet Ambasada e re e SHBA-së

Foto: Alban Bujari / KD

Në 243-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, është përuruar objekti i ri i Ambasadës së këtij shteti në Prishtinë.

Në një ceremoni solemne, është thënë se investimi i madh tregon për lidhjen e veçantë e të fortë të Amerikës me Kosovën.

Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe kongresisti amerikan, Eliot Enegel, i cili ka thënë se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në vend, Philip Kosnnet, ka thënë se beson në aftësinë e popullit të Kosovës, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.