Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA. Kështu ka deklaruar sot kongresisti amerikan, Eliot Engel, në përurimin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë.
Kongresisti amerikan tha se nuk ka asnjë shtet që punon më afër me Kosovën sesa SHBA-të.
Ndërkaq, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet u shpreh se inaugurimi i kësaj ambasade, është manifestim i angazhimit të shtetit amerikan për partneritet afatgjatë me Kosovën.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh falënderues ndaj popullit amerikan, raporton KosovaPress.
Artikuj të ngjashëm
-
Engel: BE-ja e di që i keni plotësuar kriteret për viza, do të vazhdoj t’u bëj presion
-
Në 243 vjetorin e Pavarësisë, në Prishtinë përurohet Ambasada e re e SHBA-së
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Inaugurohet objekti i ambasadës së Kosovës në SHBA
-
Engel: SHBA-ja duhet ta rimendojë politikën për Kosovën