Vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 344 testime për të dyshuar, janë konfirmuar pozitivë 78 raste të reja (67 ishin një ditë më parë). Shkon në 2192 numri i përgjithshëm i të prekurve, ndërsa 48 kanë humbur jetën.
Sië raportohet, në 24 orët e fundit 33 qytetarë janë shëruar. 1215 është numri i të shëruarve në Shqipëri që nga fillimi i epidemisë.