Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 2020 nisin subvencionet për rritje të efiçiencës së energjisë

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, financuar nga Qeveria Amerikane, ka lansuar javë më parë Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë – SEEK me buxhet prej 20.6 milionë dollarësh.

Ky program është lansuar në këtë fundvit, me qëllim të zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit. Kjo do të mundësohet përmes pilotimit të subvencioneve dhe stimujve të tjerë për ekonomitë familjare në mënyrë që ato të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë.

Në mesin e të arriturave më të mëdha të vitit, MFK në deklaratën e tyre të fundvitit, vlerëson këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit për të zvogëluar varshmmërinë e Kosovës ndaj energjisë elektrike. Subvencionet e SEEK do të ofrohen në formën e granteve për konsumatorët e energjisë në sektorin rezidencial për të investuar në përmirësimet e efiçiencës së energjisë, për të zvogëluar konsumin e energjisë, si dhe stimuj tjerë që synojnë rritjen e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë.

SEEK është pjesë e një projekti më të madh të implementuar nga MFK-ja me mbështetjen e Konzorciumit GFA/ HPC si Konsulent Implementues i titulluar “Projekti i Pejsazhit të Sigurtë Energjetik” (RELP), me objektivin e tij gjithëpërfshirës për të zvogëluar hendekun midis kërkesës dhe furnizimit me energji, duke zvogëluar përdorimin e energjisë përmes investimeve pilotuese të ekonomive familjare në efiçiencën e energjisë, duke kaluar në burime jo-elektrike ekonomike të ngrohjes, dhe duke zvogëluar barrierat për prodhuesit e pavarur të energjisë (“IPP”) për hyrje në treg.

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) është themeluar në vitin 2018 si entiteti implementues i projekteve të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), projektet e të cilit kryesisht fokusohen në: fuqizimin e grave, përdorimin analitik të të dhënave, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe ngritjen e efiçiencë së energjisë.

* Artikull i sponsorizuar