Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndryshon pamja e plazhit të Shëngjinit, pushuesit më të kënaqur

Dhjetë ditë iu deshën Bashkisë së Lezhës që t’i ofrojë Shëngjinit një panoramë më të pastër. Pushuesit e kësaj fundjave tregojnë se situata është në përmirësim e sipër.

Pushuesit e kësaj fundjave janë më me fat, raporton abcnews. Plazhi ka tjetër perfomancë nga java e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vizitorë të shumtë po e popullojnë bregdetin në Shëngjin, një numër mjaft i madh nga Kosova. Janë të kënaqur me ndërhyrjet më të fundit. Mbeturinat janë larguar bashkë me kafshët endacake.

Bashkia e Lezhës, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve dhe Shërbimit Pyjor është prezente në zonë për të siguruar kushte sa më optimale për pushuesit.

Sipas tyre, ndërhyrja do të jetë e vazhdueshme dhe do të ketë edhe monitorim nga policia bashkiake për të siguruar penalizimin e ndotësve.