Një grua nga Kosova ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e kësaj të hënë në plazhin e Shëngjinit.
Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.
Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë, pasi ka konsumuar shumë ujë.
Këtë sezon kanë qenë të shumta rastet ku pushuesit kanë rrezikuar mbytjen, ndërsa shumë të tjerë, fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen nga mbytja ose nga probleme me zemrën kur kanë rënë në kontakt me ujin./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Dy pushues nga Kosova rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë
-
40-vjeçarja nga Kosova dërgohet në urgjencë pas rrezikut për t’u mbytur në det në Shëngjin
-
Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin
-
Për një ditë tre pushues vdesin në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre nga Kosova
-
12 pushues nga Kosova helmohen në Shëngjin