Qeveria shqiptare është rikthyer në punë, ku në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë marrë disa vendime.
Një ndër ta është edhe vendimi për disa ndryshme në gradat e policisë së shtetit.
Ndryshimi prek gradën e inspektorit, ku sipas vendimit të qeverisë, Gradës Inspektor i shtohen edhe gradat Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë.
Të dyja gradat e reja do të kenë edhe shenjat përkatëse që do vendosen në uniformat e punonjësve të policisë.
Shpenzimet financiare do të përballohen nga fondet e Ministrisë së Brendshme, e cila njëkohësisht është edhe përgjegjëse për zbatimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria rrit pagat e policëve, zjarrfikësve, administratës publike, pensionet e ndihmat sociale
-
Sindikata e Policisë e pakënaqur me rritjen e pagave nga Qeveria
-
Ilir Proda, drejtor i ri i Policisë së Shtetit
-
Anulohet konkursi për gradimin në gradë të rreshterit
-
Inspektorati do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës