Në plotësim-ndryshimin e Kodit Penal janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të korrupsionit dhe të terrorizmit, raporton KTV.
Për dallim nga Kodi Penal që është në fuqi, me Kodin e ri Penal për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar është dyfishuar dënimi nga 5 në 10 vjet.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, vlerëson se ndryshimi i Kodit Penal do të ndikojë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Dënimet janë ashpërsuar edhe për kryerësit e veprave terroriste. Në draft Kodin Penal është paraparë që kushdo që kryen veprën terroriste, e cila rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryerësi dënohet me 15 vjet ose me burgim të përjetshëm. Në draft Kodin Penal është paraparë që parashkrimi i lëndëve të zgjatet nga 3 vjet, sa ka qenë, në mbi 5 vjet e më lartë.
Shoqëria Civile dhe pjesëmarrësit në ndryshimin e Kodit Penal thonë se nuk është i nevojshëm vetëm ndryshimi i infrastrukturës ligjore, por zbatimi i tyre në praktikë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Edhe
Tahiri: Me Kodin e ri të Procedurës Penale do të luftohet edhe më shumë korrupsioni
Në draft Kodin Penal është paraparë që të gjithë zyrtarëve të institucioneve të dënuar për korrupsion do të mund t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit zyrtar prej 1 deri në 10 vjet. Ndërsa, nëse zyrtarët kanë aktakuza për korrupsion, ata mund edhe të suspendohen nga Gjykata.
-
Tahiri beson se Kodi i ri Penal do ta luftojë më efektshëm krimin e organizuar dhe korrupsionin
-
Tahiri flet për Kodin e ri Penal, thotë se të akuzuarit për terrorizëm e korrupsion do ballafaqohen me masa të ashpra
-
Gashi: Kodi i ri penal thuajse pamundëson parashkrimin e veprave për korrupsion
-
Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit