Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri beson se Kodi i ri Penal do ta luftojë më efektshëm krimin e organizuar dhe korrupsionin

Të premten, Qeverisë do t’i dërgohet një dokument i rëndësishëm nga Ministria e Drejtësisë. 

Kjo Ministri ka përfunduar punë me amendamentimin e neneve të Kodit Penal, dhe po pret që ato së shpejti të jenë për votim në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV. 

Një numër i madh i ndryshimesh në Kod prekin veprat që kanë të bëjnë me krim të organizuar e korrupsion dhe kohën e parashkrimit të tyre. Ndër propozimet e reja, është edhe ndalimi i ushtrimit të funksionit publik deri në 10 vjet, për zyrtarë të dënuar me vepra penale të korrupsionit. 

Ndryshime në Kod, sipas ministrit Tahiri, janë bërë edhe në nenet që trajtojnë mbrojtjen e grave dhe dhunën në familje e ngacmimin seksual.