Manifestimi “Nata e Zjarreve” është mbajtur në Prekaz, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e manifestimit mbarëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe heroizmit të Komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Mijëra qytetarë janë grumbulluar te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku u ndezën flakadanët pranë shtëpisë së familjes Jashari e deri në kompleks.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër tre ditë, qytetarët kanë dërguar lule pranë varreve të të rënëve në Prekaz. Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars në 25 vjetorin e rënies heroike të Jasharëve.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat paramilitare serbe vranë komandantin Adem Jashari bashkë me të gjithë familjarët e të afërmit që ishin në kullë. Nga tmerri që ndodhi aty, shpëtoi vetëm Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari.
{gallery}