Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndezja e mbeturinave te Fusha e Pajtimit është kthyer në shqetësim për banorët

Edhe sonte janë ndezur mbeturina, në Fushën e Pajtimit, në periferi të Prishtinës.

Banorët e kësaj ane kanë treguar për portalin Koha.net se kjo është kthyer tashmë në një dukuri shqetësuese për ta. Pothuajse çdo natë ndizen mbeturinat në një deponi të mbetjeve inerte dhe të tjera.

Sonte është dashur edhe ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve për ta neutralizuar zjarrin.

Komuna e Prishtinës kishte pastruar këtë deponi dhe ka premtuar se aty do të kthehet në park, derisa ballafaqohet me keqbërës e qytetarë të papërgjegjshëm që vazhdojnë të hudhin mbeturina në këtë pjesë.

Image