Dhuna ndaj fëmijëve ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Fushata për ndalim të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve, është lansuar këtë të hënën.
Fushata vetëdijësuese për pasojat që ka ndëshkimi fizik në zhvillimin e fëmijës, është nisur nga dy organizata, “Save the Children” dhe “Syri Vizion” në bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Avokati i Popullit ka rekomanduar disa masa për institucionet e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se dhuna ndaj fëmijëve nuk duhet të ndodhë asnjëherë.
Kurse, sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kjo fushatë tregon se ka përkushtim institucional, që fëmijëve t’u garantohen të drejtat e tyre.
-
Institucionet bëjnë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve
-
Alarmohet se edukimi i fëmijëve bëhet nëpërmjet dhunës
-
Avokati i Popullit: Dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme
-
Kërkohet që fëmijët të rriten me dashuri, jo me papuçe
-
Roli i teksteve shkollore në parandalimin e ndëshkimit trupor tek fëmijët