Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i një objekti në Çagllavicë rrezikon fqinjët

Veronika Bajçinovci, pronare e një objekti, ka frikë se ai mund të rrënohet. Kjo për shkakun se fqinji i saj i ri ka gërmuar deri në themelet e shtëpisë së saj ku ajo i ka të vendosura zyrat e kompanisë.

Bajçinovci shpreh shqetësimin e saj për rrezikun që po i kanoset, por edhe për mënyrën e dhënies së lejes për ndërtimin e këtij objekti, raporton KTV.

Të frikësuar janë 20 punëtorët që punojnë në kompaninë “In Design”.

Thonë se nuk janë të sigurt në vendin e punës, si pasojë e mundësisë së rrëshqitjes së dheut, që mund të shembë një pjesë të objektit ku ata punojnë.

Veronika Bajçinovci thotë se ka kërkuar që të gjejnë një zgjidhje me pronarin e objektit të ri, por deri tash ka marrë vetëm premtime me fjalë.

KTV-ja ka provuar të marrë një sqarim nga pronari i hapësirës ku po ndërtohet objekti i ri, Lirim Mustafa, por mbikëqyrësi i punimeve i ka thënë ekipit të KTV-së se ai nuk dëshiron të flasë për televizionin.

Edhe Ndërtimi i një objekti në Çagllavicë rrezikon fqinjët Video Ndërtimi i një objekti në Çagllavicë rrezikon fqinjët

As në komunën e Graçanicës nuk kanë dashur të flasin për këtë problem. Ata shumë shkurt kanë thënë se nuk mund të flasin për Kohavisionin.

Punimet në këtë zonë po zhvillohen pa ndonjë rrethojë dhe pa ndonjë njoftim që po kryhen punimet. Ndërsa, fqinjët kanë dëgjuar se Lirim Mustafa po e ndërton një spital në këtë vend.