Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, ka thënë se objekti i Komunës së Prishtinës të cilit i ra kulmi të enjten nuk do të hapet derisa të bëhet vlerësimi i plotë që të mos ketë rrezik për qytetarët dhe punonjësit.
Të enjten, një 23-vjeçare është lënduar si pasojë e goditjes nga materialet që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë në lagjen “Arbëria”.
Në një intervistë për emisionin “038” të KTV-së, Fushtica ka deklaruar se ekipet emergjente janë duke punuar që t’i eliminojnë të gjitha rreziqet përpara se ndërtesa e Komunës të hapet.
“Brenda gjashtë minutave, në kohë shumë të shpejtë ekipet emergjente janë dalë në vendngjarje. Kemi izoluar vendin, janë mbyll rrugët dhe është mbyll objekti. Objekti i Komunës nuk do të hapet derisa të bëhet vlerësimi i sigurisë, që të mos kemi rrezik për qytetarët dhe punonjësit. Dje dhe sot janë pastruar rrugët, është duke eliminuar rreziku në kulm dhe janë marrë të gjitha masat që duhet të merren nga emergjencat. Mund të ketë ende rrezik. Një pjesë e kulmit që është dëmtuar, është ende lart, dhe ekipet po punojnë për largimin e mbetjeve në kulm që të mos ketë rrezik për qytetarët. Kur të bëhet pastrimi dhe vlerësimi i sigurisë, do të lirohet ndërtesa për punë”, ka thënë ai.
Fushtica ka paralajmëruar se do të analizohen të gjitha faktet dhe do të bëhet vlerësimi i të gjithë objektit.
-
Prishtina në rrezik nga erërat e forta dhe punimet e dobëta
-
Të premten nuk punohet në objektin e Komunës së Prishtinës në “Arbëri”
-
Një 23-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit të çatisë së “komunës së re”
-
Një e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës në Prishtinë
-
Fushtica për dëmet nga vërshimet: Mobilizimi i nivelit qendror, vetëm dalja në terren