Punimet në autostradën Pejë - Prishtinë, në segmentin rrugor para hyrjes në Pejë, u kanë krijuar probleme banorëve të fshatit Qyshk, shkruan sot Koha Ditore.
Rruga e këtij fshati që disa muaj është shndërruar nga automjetet e shumta në një rrugë alternative. Kjo edhe ka shkaktuar ankesa të shumta nga banorët e këtij fshati. Blerim Nikqi, banor i këtij fshati, thotë se ngasësit për t’u ikur gropave dhe tollovisë së madhe në pjesën e autostradës që po punohet, po i shfrytëzojnë rrugët e fshatrave si rrugë alternative, e një prej tyre edhe në fshatin e tij. Ai thotë se automjetet po hynë te shkolla e fshatit e po dalin në anën tjetër te shkolla “Smajl Hajdari” në lagjen “Kristal” të Pejës.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kërkohet revidimi i projektit të autostradës në hyrje të Pejës
-
Kolona të gjata të veturave në autostradën Prishtinë-Pejë
-
Banorët e dy vendbanimeve në Pejë kundërshtojnë rrethrrotullimin
-
Përfundimi i rrugës ka mbetur qe një vit peng e shtyllave elektrike
-
Tri fshatra kërkojnë zhbllokimin e vendkalimeve në aksin Pejë-Zahaq