Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërron jetë gazetarja Adelajda Xhamani

Mëngjesin e kësaj të diele ka mbyllur sytë përgjithnjë në moshën 31-vjeçare, pas një ataku kardiak, ish-banorja e Big Brother, Adelajda Xhamani.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, njëra nga personazhet më të spikatura të “reality show”-t nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa nuk dihet nëse ka shfaqur më parë probleme kardiake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Adela, pas përfundimit të programit Big Brother, qëndroi sërish në botën e televizionit, teksa ka punuar si gazetare në disa media, përfshi edhe Top Channel.