Komuna e Pejës s’ka paraparë buxhet të mundshëm për ndërrimit të gypave të ujësjellësit nga materiali i asbestit.
Së paku jo në planifikimin e saj buxhetor për tre vjetët e ardhshëm.
Megjithëse nuk është përgjegjësi e Komunës për të ndërruar këta gypa, kryetari i subjektit politik Alternativa në Pejë, Reshat Nurboja, konsideron se Komuna për të mirë të shëndet të qytetarëve është dashur të planifikonte buxhet për nisjen e ndërrimit të gypave të ujit të pijshëm.
“Edhe pse nuk është kompetencë e saj do të duhej të merrej iniciativa prej Komunës për të alokuar buxhet për këtë çështje, sepse është për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve edhe pse Komuna e ujësjellësi ‘Hidrodrini’ duhet ta bëjnë këtë”, thotë Nurboja.
Për arkën Komunale, siç thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ndërrimi i gypave nuk do të paraqiste aspak ngarkesë financiare, po të mos ishte infrastruktura rrugore që do të prishej dhe do të shtone koston. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ujësjellësi në Pejë s’e ka prioritet ndërrimin e gypave të asbestit në sistem
-
Rindërtimi i sheshit në Pejë sakrifikon drurët shumëvjeçarë
-
Pejanët kërkuan zëvendësimin e gypave të ujësjellësit nga asbesti
-
Shumë komuna gypat e ujësjellësit i kanë prej asbestit kancerogjen, Avokati kërkon të hiqen
-
Komuna e Pejës s`ka buxhet për sanimin e gropave në rrugë