Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri, Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut, me të cilën ndërpritet greva e tyre, e nisur dje, ndërsa brenda 10 ditësh kërkesat e minatorëve do të trajtohen nga institucionet kompetente për të siguruar një zgjidhje të pranueshme.
Sipas komunikatës,transmeton kp, Lluka me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Trepçë ku është takuar Sindikalistët e Minatorëve, menaxhmentin e Trepçës dhe minatorët, nga të cilët është njohur me kërkesat e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre brenda një afati sa më të shkurtër.
Kreu i MZHE-së është zotuar se sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti. Ndryshe, dje minatorët e Trepçës, respektivisht Minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë me kërkesa; përmirësimi i cilësisë së ushqimit, zbatimi i kontratës kolektive, sistematizimi i punëtorëve sipas kërkesave.
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Defekti me rrymën lë minatorët e Stantërgut të ngujuar për shtatë orë
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
-
18 minatorë qëndruan të bllokuar për 15 orë në thellësi deri në 800 m