Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërprerje e energjisë elektrike në Prishtinë për shkak të një prishjeje

KEDS përmes një kumtese për media ka njoftuar se sot para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin 110/10 kV Prishtina III, aset i KOSTT-it.

Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbetur pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Tasligjeja deri tek Sofalia.

KEDS ka nisur menjëherë një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje.