Ndërmarrja publike komunale”Tregu”, e cila menaxhon tregjet e Gjilanit, për periudhën 9-mujore të këtij viti nuk ka shpenzuar asnjë cent për investime, ngase kanë shpenzuar buxhetin për paga dhe shpenzime të tjera të cilat lidhen me energjinë elektrike, me mbeturinat, me furnizim me ujë etj.
Në bazë të raportit të prezantuar në seancën e Kuvendit Komunal del se buxheti, i cili krijohet nga vjelja e të hyrave përdoret vetëm sa për të mbijetuar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.
Gjithashtu, ndërmarrja ka shënuar rënie në realizimin e të hyrave për këtë vit. Gjithashtu ishte shënuar edhe rënia në arkëtimin e të hyrave nga qiraja. Zyrtarët në këtë ndërmarrjeje kanë theksuar se nuk kanë mundur të planifikonin buxhet për investime kapitale, ngase nuk kanë buxhet të mjaftueshëm dhe se ndërmarrja është duke u konsoliduar ngase është themeluar vitin e kaluar. Kjo ndërmarrje për periudhën 9- mujore të këtij viti ka vjel 48 mijë e 855 euro, ndërsa ka shpenzuar 49 mijë e 276 euro. Opozita në Komunën e Gjilanit ka dhënë vërejtjet sa i përket ecurisë së punës në këtë ndërrmarje./F.A.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)