Në një mbledhje të jashtëzakonshme, bordi i drejtorëve i Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, ka marrë vendim për ngritjen e pagave për 50 euro për punëtorët fizikë dhe vozitësit e kompanisë.
Ky vendim vjen pas bojkotit dhe protestës së punëtorëve të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe jo vonesë të tyre.
Punëtorët e kësaj kompanie kishin refuzuar të kryenin punën duke thënë se Komuna e Ferizajt është e vetmja që i ka rritur çmimet e shërbimeve të mbeturinave ndaj qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë masë për ngritje të pagës.
“Komuna e Ferizajt është e vetmja që e ka i rritur çmimet e shërbimeve të mbeturinave ndaj qytetarëve, dhe nuk ka marrë asnjë masë për rritjen e pagave. Në këtë ndërmarrje një punëtor fizik paguhet rreth 300 euro në muaj”, thuhej në reagimin e Sindikatës Regjionale të Punëtorëve.
Për këtë situatë është diskutuar në një mbledhje të bordit të drejtorëve prej të cilës kanë dalë edhe vendimet.
Edhe
Punëtorët e “Pastërtisë” kërkojnë paga më të larta, vështirësohet gjendja me mbeturina në Ferizaj
“Në këtë mbledhje, me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, dhe me aprovimin unanim mga Bordi i Drejtorëve, është marrë vendim që të rriten pagat për 50€ për punëtorët fizikë dhe shoferët e kompanisë. Pagat me rritje fillojnë nga muaji maj. Gjithashtu, nga muaji maj do të fillojë edhe ngritja e shujtës, vendim ky i marrë më herët, e që në total i bie që pagat e qershorit të dalin me rritje, që në shifra përkthehet rreth 70-75€ më shumë në të ardhurat për kategoritë e lartcekura”, thuhet në njoftimin e njoftimin e KRM Pastërtia.