Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë drejtuar gishtin kah institucionet e Kosovës për një numër dështimesh, për të cilat një ditë më parë presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, e fajësoi komunitetin ndërkombëtar. Ndërkombëtarët e kanë mohuar edhe çfarëdo “pazari” për Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Një ditë më parë, në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, kreu i shtetit ka thënë se kishte vendosur të udhëhiqte një proces të padrejtë ndaj Kosovës dhe se ishte mashtruar nga ndërkombëtarët që, sipas tij, kishin dhënë premtime në këmbim të Speciales.
Midis premtimeve, kishte listuar: mundësinë e aplikimit për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave, mbështetjen masive për anëtarësim në UNESCO, themelimin e Forcave të Armatosura dhe njohjet e reja. Asnjëra prej këtyre nuk është përmbushur deri tash, ani se Specialja është themeluar prej më shumë se dy vitesh.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon
-
Washington Post: Thaçi akuzon ndërkombëtarët për mosmbajtje të fjalës
-
Ndërkombëtarët presin sa më shpejt të sqarohet fati i aktakuzës ndaj Thaçit
-
Pesha e rëndë e një aktpadie për krime lufte
-
Thaçi: Gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit se nuk kemi drejtësi për gjenocidin serb