Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërkombëtarë e vendorë kundër “korrigjimit të kufirit” të Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar një debat në televizionin publik, për të folur përsëri për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Duke folur për korrigjimin e kufirit si pjesë të marrëveshjes përfundimtare nga dialogu i Brukselit, ai ka thënë se duhet shfrytëzuar përkrahjen e plotë dhe mundësinë e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.

“Do të jetë proces i vështirë, i paparashikueshëm, me plot kompromise, në një situatë vin-vin edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, me udhëheqjen nga BE-ja, e theksoj me përkrahjen e plotë të SHBA-së, prandaj këtë hapësirë dhe mundësi që na e ka dhënë SHBA-ja, administrata e SHBA-së, unë si president nuk guxoj ta lejoj të ikë”, ka thënë Thaçi.

Por, në një intervistë dhënë Kohës Ditore – e cila do të publikohet të hënën, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që marrëveshja mes shteteve të burojë nga dialogu, por se nuk do të pranojnë gjithçka që arrihet aty.

“Ne nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka. Ne kemi thënë se do ta shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe se do të shprehim shqetësimet tona nëse do t’i kemi. Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme, e pranuar nga qytetarët e dy vendeve, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në vend se ta dobësojë stabilitetin e rajonit”, ka thënë Greg Delawie, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Edhe Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës Arbëri 2 muaj më parë Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës

Prekjen e kufijve në një deklaratë të shkruar, ish-udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, e ka quajtur ide të rrezikshme që ka synim krijimin e Serbisë së Madhe.

“Idetë e rrezikshme për prekjen e kufijve të Kosovës janë ide hegjemoniste të Serbisë, e cila pretendon të arrijë synimet e saja për krijimin e “Serbisë së madhe” në dëm të Kosovës dhe tokave shqiptare. Edhe veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare, ato nuk mund të këmbehen. Historikisht, tokat shqiptare janë tkurrur, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë më tej, sepse këtë nuk e lejon populli shqiptar, por as gjaku i derdhur, i cili ende është i freskët aq sa edhe plagët e luftës dhe humbjeve të njerëzve dhe të pagjeturve”, Edita Tahiri, ish-ministre për dialog.

Sipas saj, deputetët e Kuvendit kanë përgjegjësi historike që t’i thonë jo ndryshimit të kufijve.

“Trepça sot konsiderohet miniera më e pasur në Evropë, Ujmani është burim uji të pashtershëm, pika strategjike luftarake në malet e Kopaonikut, këto asete përbëjnë fuqinë gjeopolitike të shtetit të Kosovës. Ndaj tyre Serbia vazhdimisht i ka mbajtur sytë e sajë të pangopshëm, i ka shfrytëzuar në mënyrë koloniale gati një shkull derisa e dëbuam më 1999. Tani, njëherë e përgjithmonë duhet t’ua presim rrugën pretendimeve të sëmura hegjemoniste të Serbisë, duke vënë vija të kuqe për mosndryshim të kufijve në finalen e dialogut të Brukselit”, ka shtuar Tahiri.

Edhe Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi ishte paqja e qëndrueshme Arbëri 3 muaj më parë Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi ishte paqja e qëndrueshme

Më herët, gjatë javës ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se SHBA-ja nuk ka ndryshuar pozicion ndaj Kosovës.

Madje, ajo e ka quajtur “zë individual brenda administratës” deklaratën e këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton, i cili kishte thënë se “nëse palët arrijnë marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton rregullimin territorial”.