Një kryesuese është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimit të votave në Deçan.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.
Derisa burime të “Betimi për Drejtësi” bënë të ditur se e ndaluara është Manjolla Shala, shefe e kabinetit të kryetarit të Deçanit, vetë kryetari ka dhënë një përgjigje të shkurtër lidhur me këtë çështje për “Ekonomia Online”.
“Për këtë temë jam informuar nga mediat, për ndalim prej 48 orësh për shefen e kabinetit Manjolla Shala, lidhur me zgjedhjet”, ka thënë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.