Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalohet në Maqedoni kryetari i Bashkisë Pustec te Korça

Arrestohet me urdhër të Gjykatës së Maqedonisë kryetari i bashkisë së Pustecit Edmond Themelko. Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase.

Sipas tyre, kryebashkiaku u ndalua në banesën e tij në Resnje dhe më pas është dërguar në burgun e Shutkës pas vendimit të gjykatës.

Më herët, ai po hetohej në gjendje të lirë, por gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të.

Në mediat maqedonase shkruhet se kreu i Pustecit, Edmond Themelko, është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.

Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij.

Artikuj të ngjashëm