Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalohet eksporti i produkteve bazike agro-ushqimore

miell

Gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri nuk do të lejohet të eksportohen nga Kosova në vendet tjera, ka vendosur Qeveria e Kosovës të mërkurën.

Në arsyetimin e vendimit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kjo bëhet me qëllim që të mos rrezikohet furnizimi i popullatës.

“Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po vështirësojnë furnizimin me produkte bazë të ushqimit. Eksporti dhe rieksporti sado i vogël që të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen”, ka thënë ajo.