12:24 - Ndalesa për kalimin e automjeteve në pikën kufitare në Morinë, ka krijuar kolonë të gjatë në Kosovë.
Policia shqiptare nuk ka lejuar as mediat që të shkojnë për të përcjellë protestën pranë tunelit të Kalimashit.
Ekipi i Kohavisionit është ndaluar në kufi me arsyetimin e protesta është e dhunshme dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare ka dhënë urdhër për ndalimin e të gjitha automjeteve deri në përfundimin e protestës.
Taksa rrugore prej 5 euro për kalimin e tunelit të Kalimashit ka ngjallur reagimin e veriorëve, që në protestën e sotme janë përplasur me policinë.
Rama: Vandalistët do ta marrin dënimin e merituar
Edhe
Përplasjet në Rrugën e Kombit, dëmtohet pothuajse tërësisht pika e pagesave rrugore
13:19 - Pas protestave në Rrugën e Kombit, në të cilën u përleshën protestuesit dhe policia dhe u dogj sporteli i vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin”, ka shkruar Rama.
Protestuesit në Rrugën e Kombit i vënë flakën sportelit të pagesës
E plotësuar: 12:20- Protestuesit në Rrugën e Kombit i kanë vënë flakën sportelit të pagesës.
Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.
Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.
12:00 - Policia shqiptare nuk ka lejuar as mediat që të shkojnë për të përcjellë protestën pranë tunelit të Kalimashit.
Ekipi i Kohavisionit është ndaluar në kufi me arsyetimin e protesta është e dhunshme dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare ka dhënë urdhër për ndalimin e të gjitha automjeteve deri në përfundimin e protestës.
Taksa rrugore prej 5 euro për kalimin e tunelit të Kalimashit ka ngjallur reagimin e veriorëve, që në protestën e sotme janë përplasur me Policinë.
Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit
Edhe
Në pikën kufitare të Morinës protestohet me bori veturash për shkak të pritjeve të gjata
E plotësuar: 11:08- Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit
Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.
Top Chanel raporton se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.
Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.
Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.
Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit.
10:20- Policia shqiptare ka bllokuar në Kukës automjetet nga Kosova.
Lajmin e ka bërë me dije Top Channel, me një fjali, ku shkruan se “policia bllokon drejtuesit e automjeteve nga Kosova për në Shqipëri”.
Kujtojmë se sot para tunelit të Kalimashit është paralajmëruar protestë kundër vendosjes së taksës rrugore.
Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.
Edhe
Pas Kakavijës, kaos në Morinë
“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit, mbahet protestë qytetare, pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim.
{gallery}