Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikat e kalimit kufitar për të hyrë në Kosovë, njofton sot Shqip.
Kjo pasi një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës po kalojnë fundjavat në Shqipëri dhe kthimi në Kosovë është shoqëruar me radhë kilometrike.
Një fluks i madh veturash është vërejtur në pikën kufitare në Morinë që nga dita e djeshme.
Pamjet e regjistruara tregojnë kolona të gjata automjetesh edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Siç shihet qindra makina qëndrojnë në radhë e shumë qytetarët janë detyruar ta kalojnë natën në këtë pikë doganore.
Ditët e fundit ka patur një fluks në pikat e kalimit kufitar. Kakavija u kthye në makth për qytetarët për pesë ditë me radhë dhe vetëm mbrëmjen e kaluar u bë e mundur kalimi i të gjithë atyre që qëndronin në radhë.
-
Në pikën kufitare të Morinës protestohet me bori veturash për shkak të pritjeve të gjata
-
Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë në mes të pandemisë
-
Rikthehen kolonat në Morinë
-
Radhë të gjata në Rrugën e Kombit, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë
-
Dyndje e kosovarëve drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjata e pritje të shkurtra