Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahet nga jeta gazetari Ibrahim Rexhepi

Lajmi për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi ka pikëlluar sot kolegët e tij në Kosovë. Ai u nda nga jeta në një moshë kur pritej të jepte kontributin e tij në fushën e ekonomisë, si njëri nga njohësit më të mirë të saj.

Ibrahim Rexhepi lindi në Slivovë të Ferizajt. Shkollën e mesme e kreu në Ferizaj, ndërsa studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Në vitin 1976 punësohet në gazetën e përditshme “Rilindja”, në fillim gazetar dhe pastaj si komentator për çështje ekonomike.

Ishte bashkëpunëtor i rregullt i revistës “Koha javore”, si edhe kryeredaktor i revistës së parë për ekonomi në Kosovë, “Afaristi”, e botuar nga Shoqata e Afaristëve të Kosovës.

Ishte edhe kryeredaktor i gazetës “Kosova sot”, pastaj gazetar dhe redaktor në “Koha Ditore”, drejtues i emisionit për ekonomi në Kohavision, bashkëpunëtor i agjencisë AIM (Paris), i gazetës “Flaka” (Shkup), i Radios “Evropa e Lirë” (Pragë), në gazetën “Zëri” dhe analist në disa gazeta të përditshme në Kosovë.

Po ashtu ka qenë trajnues i angazhuar nga Instituti i Medies i Kosovës IREX. Së fundi udhëheq organizatën joqeveritare “Stras”, qendër për hulumtime strategjike dhe soialce.

Edhe Ndahet nga jeta gazetari Ibrahim Rexhepi Video Ndahet nga jeta gazetari Ibrahim Rexhepi

Tash disa muaj ai ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndërkohë do të mësohet për kohën dhe vendvarrimin e tij.