Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensionistët do t’i marrin nga 100 euro shtesë në tetor

Nga 100 euro më shumë do t’i marrin në tetor pensionistët në Kosovë.

Qeveria ka miratuar të mërkurën vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.

Për t’u ekzekutuar ky vendim u ndanë mbi 28 milionë euro.

Pensionet do të ekzekutohen në mes të muajit.

Pos shtesave për pensionistët, Pakoja për përballje me inflacionin parasheh edhe nga 50 euro shtesa në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

Edhe 105 milionë € kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin Arbëri 105 milionë € kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin

Qeveria ndryshon Kodin Penal, ashpërson dënimet për dhunuesit

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin e Ligjit për Kodin Penal të Kosovës, përmes së cilit ka propozuar ashpërsimin e sanksioneve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit me disa sërë dënimesh plotësuese.

Për personat që shpallen fajtor për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, ndryshimet në Kodin Penal parashohin ndalimin e të drejtës për punësim në sektorin publik.

“Për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje të shtohen dënime plotësuese si në vijim: ndalimin e të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vjet personit i cili shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe dhunës në familje. Ndalimin e punësimit në sektorit publik në të gjitha nivelet për personin që shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit”, vijoi ministrja Haxhiu. “Ndalimin e të drejtës në përfitimin e automjetit dhe drejtimin e automjetit nga 1 deri në 5 vjet për personin e shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit”, ka thënë ajo.

Edhe Ekzekutohen shtesat për pensionistë e fëmijë, hapet aplikimi për studentë LAJMET E MBRËMJES Ekzekutohen shtesat për pensionistë e fëmijë, hapet aplikimi për studentë

Ministrja po ashtu ka thënë se me ndryshimet në Kodin Penal është paraparë që “kufijtë e dënimit nuk do të ulen”.

Po ashtu ministrja ka treguar se është paraparë urdhërimi i publikimit të aktgjykimit për personin që shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit, sulmit seksual e dhunës në familje, si dhe publikimi i listës në uebfaqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për personat të dënuar për këto vepra. Lista do të jetë e qasshme për publikun.