Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, sot, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Modernizimi dhe zgjerimi i deponisë së mbeturinave në Sharr”, i cili ka vlerën prej 25 mijë euro në vitin fiskal 2018 dhe që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Koha.net.
Gjatë ceremonisë, Matoshi tha se MMPH-ja ka një qasje të veçantë për Komunën e Dragashit për shkak të parkut nacional Sharr, andaj ky investim sipas tij ka për qëllim rehabilitimin e deponisë së mbeturinave në Sharr.
“Kam kënaqësi që sot kam nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me kryetarin e Komunën së Dragashit, Shaban Shabani. Gjysma e territorit të kësaj komune e përbënë parkun nacional Sharri, andaj kjo na motivon që MMPH-ja të përkrah këtë komunë me projekte të ndryshme. Ky bashkëpunim do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Matoshi.
Gjithashtu, Matoshi tha se marrëveshja për rehabilitimin e deponisë në parkun nacional Sharr po bëhet në prag të fillimit të fushatës tre mujore për pastrimin e vendit.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për rehabilitimin e deponisë së mbeturinave në Sharr po bëhet pak ditë para fillimit të fushatës ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Ne ramë dakord që Komuna e Dragashit të jetë e angazhuar në këtë aksion”, deklaroi Matoshi.
Edhe
120 mijë euro ndahet për shesh e park në Shtime
Ndërsa kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, falënderoi u.d ministrin Matoshi duke vlerësuar kështu projektin “Modernizimi dhe zgjerimi i deponisë së mbeturinave në Sharr”, si të domosdoshëm për komunën që ai drejton.
“Ky projekt është i veçantë sepse ne pretendojmë të jemi si komunë turistike meqë e kemi parkun nacional Sharr. Këto investime dhe investimet e tjera që janë në vazhdimësi, besojë fuqishëm që do të bëjnë një komunë pa mbeturina”, tha kryetari Shabani.
-
Ndahen afër 1 milion euro për 4 projekte mjedisore në Kamenicë
-
Matoshi thotë se investimet në Ferizaj kalojnë shumën e një milion eurove
-
Matoshi e Haziri thonë se më 28 nëntor përurohet projekti i lumit Mirusha në Gjilan
-
Ministri Matoshi thotë se po investojnë rreth 3 milionë euro në Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan